HISTORIKU

Kompania AVAS është derivat i kompanisë STNBeton, i themeluar si rezultat i një vizioni të përbashkët të tre vëllezërve – Armend, Valon dhe Shqipdon Abazi, për të krijuar një hapësirë moderne dhe të gjithanshme në shërbim të komunitetit. AVAS punën zyrtare ka filluar më 24 dhjetor 2021, dhe që nga ajo ditë është rritur me hapa të sigurt drejt suksesit.

Ideja për krijimin e AVAS lindi nga një studim i thelluar i tregut, i cili identifikoi nevojën për një kompleks të integruar që do t’u ofronte konsumatorëve mundësinë për të kryer shumë shërbime në një vend të vetëm, me qasje të shpejtë, hapësirë të bollshme parkimi dhe standarde të larta shërbimi. Edhe pse fillimi ishte sfidues – si në aspektin financiar ashtu edhe teknik – përkushtimi dhe besimi në vizionin afatgjatë e shndërruan këtë projekt në një histori suksesi. AVAS u ndërtua në një lokacion strategjik në Davidoc, në udhëkryqin magjistral Shtime–Lipjan, në tranzitet që lidhin qytetin e Shtimes me Prizrenin, Ferizajn dhe Lipjanin, duke u bërë një pikë takimi për konsumatorët nga rajone të ndryshme. Me një strukturë të avancuar infrastrukturore, AVAS përfshin disa biznese të lidhura mes vete: restorant modern, kënd lodrash për fëmijë, market, pompë derivateve, frizer për meshkuj dhe autolarje profesionale. Sot, AVAS punëson mbi 60 persona, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal dhe ofruar shërbim të shkëlqyer për mijëra klientë çdo muaj. Mbi të gjitha, qëllimi i AVAS është të bashkojë njerëzit – të jetë një meeting point i ngrohtë, funksional dhe i domosdoshëm për jetën e përditshme.

🎯 Misioni ynë

Të ofrojmë një eksperiencë të kompletuar për komunitetin, duke bashkuar ushqimin cilësor, shërbimet praktike dhe ambientet e sigurta dhe miqësore për familje. Me përkushtim ndaj cilësisë, pastërtisë dhe mikpritjes, AVAS synon të jetë zgjedhja e parë për çdo nevojë të përditshme.

👁️ Vizionit ynë

Të bëhemi një qendër moderne multifunksionale , ku tradita takohet me inovacionin, dhe çdo vizitor ndihet si në shtëpi. Ne shohim drejt një të ardhmeje ku AVAS rritet me komunitetin dhe për komunitetin.

Scroll to Top